23 vjeçari shqiptar Argjend Canaku është dënuar me 22 muaj burg në Angli pasi sulmoi një grup personazh me shkop bejsbolli dhe me thikë. Mediat britanike kanë publikuar momentin ku i riu shqiptar hyn në një dyqan në Oksford duke vërtitur një shkop bejsbolli dhe sulmoi personat që ishin aty.
Avokatja e tij kërkoi nga gjykatësi një dënim komunitar ose një dënim me kusht duke thënë se ai kishte kaluar një fëmijëri traumatike në Shqipëri pasi babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Britani, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale.