Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho. Vendimi është marrë nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako. Shkarkimi i Brahos, i cili është djali i ish-deputetit të PS Spartak Braho, vjen pas komenteve negative të tij dhe akuzave për Sakon.
Braho sulmoi kryetaren Sako në një status në rrjetet sociale, duke e akuzuar për vjedhje fondesh, teksa deklaronte se fondet e bashkisë administrohen nga ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.
Ai tha se mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.
“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve që vet ti ke sjell si kryetar në bashkinë Durrës pas ikjes tënde dhe s’po e lëshoni këtë qytet të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave dhe të stilolapsave, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe do merrni dhe të hidrovorit apo e kam gabim?”, shkruante Braho.
/Priza.al/