Sulmuan uzinën e Gramshit, dy rusët dhe ukrainasi lihen në burg

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe të cilët sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para Gjykatës.

Të tre këta shtetas janë lënë në burg, ndonëse kanë kërkuar lirim me kusht pasi pretendojnë se nuk i përkasin agjentuarave ruse.

Burime për median bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve, shtetasi Fedis Albatovdhe është përlotur gjatë seancës gjyqësore pasi pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu ai rrëfen se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat. Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash. Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *