Tërbuni ka bërë zyrtare afrimet e tyre të fundit Elton Vata dhe Erik Troqe. Gardiani Vata ka frimosur kontratën për një vit me ekipin e Kategorisë së Parë. Sulmuesi Troqe do të jetë pjesë e pukjanëve për dy sezone. Klubi ka bërë zyrtar lajmin me anë të rrjeteve sociale ditën e sotme.
Erik Troqe ka luajtur me moshat e Milan, ku më pas ka vijuar karrierën te Modena dhe Benevento. Elton Vata ka provuar të jetë pjesë e Teutës, Laçit dhe Kastriotit në Superligë. Klubi ka objektiva madhorë për këtë edicion dhe shpresojnë shumë te eksperienca e dy lojtarëve.
Njoftimi zyrtar i Tërbunit:
“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka arritur marrveshjen me portierin 24 vjeçar, EltonVata duke firmosur për një. Duke shpresuar se do të na ndihmojë në realizimin e objektivave duke dhënë maksimumin për fanellen tonë në çdo ndeshje, TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment. Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Elton”.
“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka arritur marrveshjen me sulmuesin 20 vjeçar, ErikTroqe duke firmosur për dy vite. Duke shpresuar se do të na ndihmojë në realizimin e objektivave duke dhënë maksimumin për fanellen tonë në çdo ndeshje, TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë #kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment. Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Erik”.