Gjykata e Almerias ka dënuar sulmuesin e Celta Vigos, Santi Mina, me 4 vite burg për shkak të abuzimit seksual me një femër më datën 18 2017, ku ndodheshin me pushime.
Lojtari i Celta-s u lirua nga akuzat për dhunën seksuale, ku prokurori kishte kërkuar masën e sigurisë për 8 vite burg dhe u dënua me 4 vite burg për abuzim seksual.
26-vjeçarit spanjoll i është dhënë edhe masa e ndalimit prej 500 metrash ndaj viktimës për 12 vite radhazi dhe pagesa e dëmshpërblimit prej 50.000 eurosh.
Santi Mina aktualisht gjatë këtij sezoni me Celta Vigon në La Liga është aktivizuar gjithsej në 33 ndeshje nga ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e tij të skuadrës.
Përveç Celta Vigos, sulmuesi spanjoll ka mbajtur veshur edhe fanellën e Valencias.