Jo vetëm në Hungari, sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni di të shënojë edhe në Europë. Në takimin mes Ferencvaros-Celtic zhvilluar në Budapest për Europa League në Grupin G, ai shënoi një super gol.
Në minutën e 86-të, në atë që konsiderohet zona Del Piero, me një trajektore të pakapshme, Uzuni dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 2-3.
Ky është goli i dytë për të në këtë sezon të Europa League dhe i 4-ti në 3 ndeshjet e fundit me skuadrën nga Budapesti në 3 kompeticione të ndryshme.
Kjo ishte ndeshje e tretë radhazi që Uzuni shënon për Ferencvaros, një lajm shumë i mirë për trajnerin Edy Reja përpara sfidave të nëntorit kundër Anglisë dhe Andorra.
/Priza.al/