Sulmuesi shqiptar firmos në Bundesligë: Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu

Sulmuesi shqiptar Mërgim Berisha, është huazuar për 300 mijë euro te klubi gjerman i Ausburg. Nëse klubi gjerman do të vendosë që në fund të sezonit ta blejë përfundimisht, do të duhet të paguajë rreth 4 milionë euro.

24-vjeçari vjen nga Fenerbahçe, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Salzburg, LASK dhe Altach.

“Jam shumë i lumtur që jam transferuar te Augsburg. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj në Bundesliga. Kushtet janë ideale në Augsburg dhe kam shumë miq që nga koha kur kam luajtur te U21.

Kështu që mendoj se nuk më duhet shumë kohë për t’u ambientuar”, ka thënë Berisha pas transferimit.

Debutimi i Berishës me fanellën e re mund të vijë që me datën 4 shtator, në ndeshjen shtëpiake ndaj Herthës së Berlinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *