Rishi Sunak ka kryer udhëtime me avion privat që kushtuan pothuajse 500,000 £. Të gjitha këto në më pak se një javë, duke nxitur pretendimet e opozitës se ai nuk është në gjendje të udhëheqë për çështjet e gjelbra. Një dokument i Zyrës së Kabinetit që detajon udhëtimet e kryeministrit jashtë shtetit në tremujorin e tretë të 2022 tregoi se Sunak shpenzoi pak më pak se 108,000 £ për udhëtime me avion privat për të shkuar tek samiti Cop27 në Egjipt.
Një javë më pas, ai u nis për në samitin e G20 në Bali, Indonezi, duke u kthyer më 17 nëntor, një udhëtim vajtje-ardhje që kushtoi më shumë se 340,000 £. Në dhjetor, një udhëtim ditor në Letoni dhe Estoni kushtoi më shumë se 62,000 £.
Wera Hobhouse, zëdhënësja e Liberal Demokratëve për energjinë dhe klimën, tha: Kjo është një humbje tronditëse e parave të taksapaguesve në një kohë kur njerëzit po luftojnë për të paguar faturat e tyre. Përsëri, kjo qeveri konservatore është krejtësisht jashtë kontrollit. Qeveria mund të pretendojë se kujdeset për një të ardhme më të gjelbër me të ashtuquajturën ‘ditë të gjelbër’, por realiteti është se ata po i hedhin poshtë premtimet e tyre.
Dokumenti i kostos së Zyrës së Kabinetit tregon se gati 20,000 paund të tjera u shpenzuan për kosto të tjera, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe vizat. Një zëdhënës i Downing Street mbrojti fluturimet.
“Roli i kryeministrit përfshin mbajtjen e takimeve jetike me liderët botërorë gjatë vizitave dhe samiteve dypalëshe për të diskutuar çështje me rëndësi ndërkombëtare – përfshirë sigurinë, mbrojtjen dhe tregtinë”.
Vetë Sunak nuk e ka komentuar lajmin./TheGuardian