Këngëtarja Dua Lipa do të performojnë në “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë. Ylli botëror ka mbajtur një konferencë për shtyp, shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, ku është shprehur se ndihet krenare që ndodhet në Kosovë.
Këngëtarja ka mbërritur mbrëmë në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit.
26-vjeçarja u shpreh se ndihet shumë e lumtur që do mbajë një festival të tillë në shtëpinë e saj, teksa shtoi se të gjithë vëmendjen e ka tek performanca e sotme.
“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.