“Super ide”/ Çfarë i komunikoi nga tualeti Olta Luizit?

Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi,  e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro). Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.

Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në tualet, pasi do t’i tregonte diçka. Luizi qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha.

‘Super ide’ i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.

Luizi: Nuk vij aty unë jo

Olta: Jo të të tregoj diçka… Super ide.

Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë. Vlen të kujtohet se Olta është në nominim me Kiarën, e njëra prej tyre do lërë shtëpinë të shtunën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *