Seanca e së enjtes në Kuvend pritet të jetë maratonë, ku fillimi i dihet por fundi jo.
Në rendin e ditës, sipas programit të punës së Kuvendit të miratuar në konferencën e kryetarëve është vendosur që në 24 nëntor të miratohet buxheti i vitit 2023 nen për nen, por edhe ligji për portin e Durrësit.
Në projektligjin e Kuvendit thuhet se shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 687 milionë lekë, ose rreth 5.9 miliardë euro. Ndërkohë që 631 miliardë lekë.
Por ajo që e bën seancën e të enjtes ndër më të “shtrenjtat” në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në mos më të shtrenjtën, është projektligji për Portin e Durrësit.
Kështu, pika e 9-të e rendit të ditës është Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate.
Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.
Sipas marrëveshjes së zbuluar nga mediat, investimi në këtë zonë do të jetë rreth 2.1 miliardë euro, ku rreth 160 milionë euro do të investohen nga kompania, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë përmes kontratave paraprake të ndërtimit të rreth 12 mijë apartamenteve.
Për këtë pikë të rendit të ditës, grupi i Alibeajt në Kuvend ka kërkuar që debati të jetë i pakufizuar dhe jo 360 minuta sa ç’është parashikuar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve.
E nëse do të jetë seanca më e gjatë parlamentare, kjo mbetet për tu parë nëse do të pranohet kërkesa e Alibeajt, por e sigurt është që me buxhetin dhe Portin e Durrësit kjo do të jetë ndoshta seanca “më e shtrenjtë” në historinë e Parlamentit shqiptar./BW