Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të mjekëve sipas të cilit, në spitale të sëmurëve nuk po i bëjnë analizat dhe se pranojnë vetëm rastet urgjente.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një krim shtetëror.
“Drejtoria e spitalit i kërkon mjekeve të mos bëjnë të sëmurëve analiza! Krim shtetëror! Lexoni mesazhet e mëposhtme! Sb”
Denoncimi:
Përshëndetje dr Mesazhi i pare i është dërguar mjekeve nga drejtoria e spitalit qe 3 dite me pare ku i kerkohet qe te reduktojne analizat…mesazhi i dyte i eshte derguar sot ne mengjes.