Myrto Uzuni po kalon një formë mjaft të mirë në Spanjë me Granadën. Ky fakt duhet të jetë patjetër duke lumturuar trajnerin e kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Sulmuesi shqiptar, sot ka shënuar golin e 20 në kampionat, duke tundur rrjetën në transfertë ndaj Albacetes.
Në minutën e 30 të sfidës, pas një kundërsulmi të shpejtë, ai u tregua vendimtar duke çuar topin në rrjetë për të treguar edhe një herë se është kthyer në një bomber të mirëfilltë.