Kategoria Superiore do të zhvillojë sot tre sfida interesante. E gjithë vëmendja është te ndeshja Kukësi-Partizani e cila do të luhet në orën 13:00 në stadiumin Kukës Arena.
Verilindorët ndodhen në vendin e parafundit me 25 pikë dhe shpresojnë për një rezultat pozitiv në shtëpi për të shpëtuar rënien nga kategoria. Nga ana tjetër, Partizani gjithashtu do të luftojë për fitoren pasi ndodhen në vendin e dytë, tre pikë më pak se Tirana kryesuese.
Në Ballsh Bylisi do të presë Egnatian në orën 13:00 gjithashtu. Ballshiotët ndodhen në zonën e rrezikut dhe ata do të tentojnë të dalin me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë. Egnatia ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë dhe rrogozhinasit mund të ëndërrojnë për më shumë në renditje.
Sfida e fundit për sot do të jetë Erzeni-Laçi e cila do të luhet në orën 16:00. Erzeni ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Laçi në vendin e gjashtë me 29 pikë. Të dyja ekipet ndodhen në një formë pothuajse të njëjtë dhe favoriti do të jetë i vështirë për t’u deklaruar.