Janë zhvilluar sot ndeshjet kryesore të Superiores, ku kanë spikatur ekipet e “Vllaznisë” dhe “Teutës”.
“Vllaznia” ishte e vetmja shpresë e Edi Martinit, e kaluara e tij e famshme i vjen në ndihmë në të tashmen e tij si trajner, e afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion. I vetmi skenar që i mbante durrsakët në lojë një javë përpara fundit bëhet realitet, “Vllaznia” thyen “Partizanin” ndërsa Laçi nuk i bën keq.
“Teuta” rikthehet shumë shpejt në krye, në kuotën e 63 pikëve dhe tashmë i mjafton sërish të fitojnë ndeshjen e fundit kundër “Apolonisë”, për të rikthyer në Durrës këtë trofe kaq shumë të dëshiruar.
Në Kubin nuk kishte as favore e as kompromise, dy ekipet luajtën gjithçka për gjithçka, mbi të gjitha ekipi i Shpëtim Duros që zhvilloi një futboll total dhe prodhoi raste pafund por thjeshtë ishin të pafat dhe të pasaktë përpara porte.
Në një situatë të tillë kur ishin në dijeni edhe të rezultatit në kryeqytet, Shpëtim Duro s’postoi ekipin e tij përpara në kërkim të golit që mund të përmbyste edhe një herë fatet e titullit kampion.
Barazimi pa gola në fund bën që vetëm “Teuta” të buzëqesh, ndërsa Laçi kapet fort pas “zonës euro”,- në fund të fundit, ky ishte objektivi i tyre kryesor.
/Priza.al/