Interi mundi me rezultatet 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë dhe mban sërish edhe për këtë vit trofeun. Fituesit e sezonit të shkuar dominuan Milanin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Mbreti Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.
Të besuarit e Inzaghit kaluan në avantazh pas vetëm 10 minutave lojë, kur asisti i Barellas u shfrytëzua nga Dimarco. Teksa në minutën e 21, Inter “hipotekoi” fitoren me golin e dytë. Edin Dzeko me një të djathtë mposhti portierin Tatarusanu.
Në pjesën e dytë, sërish loja foli për Interin. Duhej minuta e ’77 që Lautaro të shënonte një nga golat më të bukur në karrierë. Inter del me kokën lart nga finalja e Superkupës, duke “ngjyrosur” sërish trofeun zikaltër. Trofeu i parë i sezonit shkon për Interin, me Milan që do duhet të korrigjojë shumëçka në lojë.