Superlativa Aleks Soros për kryeministrin: Vëllai im, Edi është feneri i stabilitetit rajonal

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Bratislavës. Atje përveç liderëve politikë ka takuar edhe atë që e cilëson si mikun e tij, Alex Soros, djalin e George Soros. Foton e takimit mes tyre, e ka ndarë Soros, ku bien në sy gotat e verës që ishin duke konsumuar në praninë e njëri-tjetrit. Por përveç fotos, Alex Soros i ka dedikuar edhe disa fjalë të “ndjera” Ramës.

“Me vëllanë tim @ediramaal. Në Bratislavë, Edi është feneri i stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe një fqinj i mirë për të gjithë, ai meriton më shumë merita për këtë. Faleminderit për gjithçka që bëni për Shqipërinë, Evropën dhe aleancën transatlantike vëllai im,”- shkruan Soros.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *