Superliga Europiane / Avokati i Gjykatës Evropiane ‘bën me krahë’ UEFA-n, ngrin tre disidentët themelues…

Avokati i Përgjithshëm i BE-së ka publikuar opinionin e tij për rastin e mundimshëm të Superligës Evropiane. Vendimi nuk është detyrues, por thotë që, edhe pse Superliga është e lirë të krijojë kompeticionin e saj, nuk mund të vazhdojë nën ombrellën e FIFA-s dhe UEFA-s pa autorizim paraprak.

Përveç kësaj, këtë të enjte u konstatua se FIFA dhe UEFA nuk kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese në garat evropiane të futbollit, duke bllokuar krijimin e një turneu alternativ, Superligës, me kërcënimin e sanksioneve. Turne të cilin Real Madridi e mbështet edhe sot, bashkë me Barcelonën dhe Juventusin.

“Ndërsa Kompania Evropiane e Superligës është e lirë të krijojë garën e saj të pavarur të futbollit, jashtë ekosistemit të UEFA-s dhe FIFA-s, ajo nuk mund, përveç krijimit të kësaj gare, të vazhdojë të marrë pjesë në garat e futbollit të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa autorizimin paraprak të tyre”, – thuhet në opinion.

Mendimi i avokatit të përgjithshëm të caktuar për këtë çështje, Athanasios Rantos, nuk është detyrues, por Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vlerëson se gjyqtarët e saj ndjekin linjën e këtyre opinioneve të mëparshme në afërsisht 80% të rasteve.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, që e bëjnë krijimin e çdo gare të re subjekt të autorizimit paraprak janë në përputhje me ligjin e konkurrencës të BE-së”, – tha Gjykata Evropiane e Drejtësisë në një deklaratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *