Superliga shqiptare mbylli dje javën e gjashtë me fitoren 2-0 të Tiranës në derbin me Partizanin. Tanimë stafet dhe lojtarët e 10 klubeve në Superligë po mendojnë për javën që vjen.
Raundi i shtatë zhvillohet në dy ditë. Të premte në 7 tetor luhen tre duele, ndërsa të shtunë dy ndeshje. Gjithçka nis në orën 15:00, ku Erzeni pret Egnatian në “Niko Dovana”, ndërsa në “Selman Stërmasi” Tirana luan me Laçin.
Po të premte, në 17:45 prozhektorët janë drejtuar nga “Loro Boriçi” për sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit. Të shtunë në 15:00 Kastrioti pret Teutën në Kamzë, ndërsa Kukësi luan me Bylis në “Kukës Arena”.
Superliga – java 7
E premte
15:00
- Erzeni – Egnatia
- Tirana – Laçi
17:45
Vllaznia – Partizani
E shtunë 15:00
- Kastrioti – Teuta
- Kukësi – Bylis