Supermodelja Emily Ratajkowski konfirmon se është biseksuale

Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes që pas divorcit të saj. Së fundmi, modelja ka habitur me një postim në rrjetin social ‘TikTok’, pasi është shfaqur si biseksuale.

Një përdorues i rrjetit social ‘TikTok’ ka paraqitur një “sfidë” që “nëse identifikohesh si biseksual, duhet të kishte patjetër një divan kadifeje ngjyrë të gjelbër.” Ratajkowski, pa asnjë hezitim e ka pranuar sfidën, duke u përgjigjur vetëm me një veprim. 31 vjeçarja kthen kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që ndodhej në shtëpinë e saj.

@emrata

#stitch with @shaymitchell

♬ original sound – Emrata

Videoja u shpërnda edhe nga Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin seksual të Emily Ratajkowski. Videoja e Ratajkowski vjen disa kohë pas lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhëtuar.

Dyshja ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear. Lajmi për ndarjen e çiftit u bë publik në korrik pasi një burim i afërt me modelen foli për pabesinë e ish-partnerit të saj. Aktorja konfirmoi më tej ndarjen e tyre në shtator, kur ajo postoi një video në ‘TikTok’ duke thënë se ajo ishte beqare dhe po mendonte për takime dhe partner të ri”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *