‘SuperMona’ si ‘SuperNova’/ Presidenti Meta poston foton me Kryemadhin nga bregdeti i Gjirit të Lalzit: Gati për të festuar ditëlindjen e Besarit!  

Familja presidenciale sot ka një gëzim të veçantë pasi djali i tyre Besar, ka ditëlindjen dhe mbush plot 21 vjeç.

Duket se këtë ditë familja Meta-Kryemadhi ka zgjedhur ta festojë larg zhurmës së kryeqytetit, në vilën e tyre në Gjirin e Lalzit, e shumë lakuar nga politika shqiptare në këto vite.

Por Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke qenë sot në harmoninë familjare, ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, pikërisht nga bregdeti i Gjirit të Lalzit.

Meta e quan Kryemadhin “SuperMona”, duke shtuar se janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre, Besar Meta.

Të veshur me rroba sportive dhe të qeshur, çifti presidencial duket të relaksuar dhe të çliruar nga stresi dhe zhurma e ditëve të fundit të fushatës dhe zgjedhjeve të 25 prillit, ku në jo pak raste kreu i shtetit u shfaq në ekrane tepër i nervozuar.

Por duket se ditët e ngarkuara kanë ikur tashmë dhe Presidenti Meta, nuk ka harruar së falënderuari edhe të gjithë qytetarët që e kanë uruar për ditëlindjen e 21-të të djalit të tij.

Ja statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta në profilin e tij në Facebook:

“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit.?

Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!?”

 

Sot më herët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar një foto ku shfaqej me djalin e tij Besarin. Nuk mund të mungonte një mesazh patriotik që shoqëron foton dhe shtrëngimin e tyre të duarve.

“Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!”,- shkruante Presidenti Meta.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *