Janë luajtur sot disa prej ndeshjeve të radhës në turin e dytë të Champions dhe Conference League. Në kompeticionin më të madh europian spikatën fitoret në transfertë të Plzen dhe Slovan Bratislavës, ndërsa 3 ndeshjet e tjera u ndanë barazim.
Gjithsesi rezultatet, që mund t’i shihni më poshtë, tregojnë se gjithçka mbetet e hapur për sfidat e kthimit. Kujtojmë se për Sheriff Tiraspol u aktivizua titullar Regi Lushkja që luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Në Conference League kanë përfunduar ndeshjet mes Botev Plovdiv – APOEL dhe Vikingur – Dun. Streda. Ndërkohë ka mbetur për t’u luajtur dhe pjesa e dytë në sfidën mes Sutjeskës dhe Klaksvik që i mbylli 45 minutat e para me barazimin 0-0.
Champions League, turi i dytë, ndeshja e parë(20 korrik):
HJK 1-2 PLZEN
MACCABI HAIFA 1-1 OLYMPIACOS PIRAEUS
DYN. KYIV 0-0 FENERBAHCE
FERENCVAROS 1-2 SLOVAN BRATISLAVA
MARIBOR 0-0 SHERIFF TIRASPOL
Conference League, turi i dytë, ndeshja e parë:
BOTEV PLOVDIV 0-0 APOEL
VIKINGUR 0-2 DUN. STREDA