Surpriza/ Fanella e Shaqirit thyen rekorde shitje në SHBA

Shqiptari Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më të popullarizuar në SHBA, fakt ky që dëshmohet nga numri i fanellave të shitura, ka njoftuar të martën “Blick”. Shaqiri në fillim të këtij viti u transferua te Çikago Fajr dhe tashmë është shndërruar në superyll të ekipit të tij. Qysh në edicionin e tij të parë në MLS, Shaqiri ka arritur të jetë në mesin e dhjetë lojtarëve me numrin më të madh të fanellave të shitura deri më tash. Dyqani online “mlsstore.com” që operohet nga liga MLS, ka publikuar listën e futbollistëve me fanellat më të shitura këtë edicion. Shaqiri është i teti në këtë listë dhe i vetmi lojtar i Çikago që gjendet në mesin e 25 futbollistëve për numrin më të madh të fanellave të shitura. Në krye të listës për më së shumti fanella të shitura, është Gareth Bale i skuadrës Los Anxheles Galaksi. Pas tij, vijnë Christian Fuchs (Charlotte FC), Karlos Vela (Los Angeles FC), Javier Hernandez (LA Galaxy), Josef Martinez (Atlanta Junajtid), Raul Ruidiaz (Seattle Saunders), Karol Sviderski (Charlotte FC), Xherdan Shaqiri (Çikago Fajr), Jordan Morris (Seatle Saunders) dhe Ualker Zimerman (Nashville FC), që plotësojnë në top-dhjetëshen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *