Këngëtarja Fifi ka hyrë sërish në Big Brother VIP, por këtë herë për të surprizuar Monika Lubonjën. Teksa këngëtarja ishtë në shtëpi, ato krijuan një lidhje të fortë miqësie. Mbrëmjen e sotme ajo erdhi posaccërisht për të duke i kënduar edhe këngën që kompozi brenda “Diell”.
Monika Lubonja ka folur edhe për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. Ajo ka zbuluar se një ndër arsyet përse i ka shmangur debatet.
“Ka qenë një rrugëtim i bukur, pavarësisht se jam futur si e mpirë ditët e para, por unë i kam dhënë të gjitha dimensionet si një grua duke qenë dhe në momente shumë të vështira. Kur kam gabuar, kam pasur fuqinë të kërkoj falje, kam ditur të qesh e të përshtatem me të gjithë grupmoshat. Më besoni se dhe debatet e mia kanë qenë të rezervuara, nuk dua të paragjykoj asgjë por nganjëherë kam pasur dhe shumë siklete për tu përballur se ndonjëherë i shoh si vajza ime. E besoj se janë ndryshe me mendimet dhe përshtatjen.”
/Priza.al/