Man.City mposhti PSG me rezultatin 2-1. City ishte më kërkues në pjesën e parë, iu afruan golin në të paktën dy raste të pastra por me fillimin e pjesës së dytë ishte Kylian Mbappe ai që ndëshkoi Ederson duke kaluar francezët në avantazh.
Në të 63-tën, Sterling devijoi në rrjetë një kros të Walker duke barazuar shifrat në 1-1. Man.City nuk hoqi dorë nga ofensiva dhe në minutën e 76-të ishte Gabriel Jesus që konvertoi në gol asisitin e Bernardo Silva duke kompletuar përmbysjen e madhe. Fal këtij suksesi, Man.City kalon më tej si kokë grupi në kuotën e 12 pikëve, ndërsa në vendin e dytë kalon dhe PSG.
“Bëmë një paraqitje top. Jam i lumtur për këtë kualifikim, urime ekipet dhe klubin, tani do mendojmë për Premier League dhe të rikthehemi në shkurt në Champions në kushte optimale”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.
/Priza.al/