Surpriza në Champions League/ Juventus humbet në Izrael, Man.City barazon ndaj Copenhagen

Kjo mbrëmje në Champions League (xhiro e katërt e grupeve) tregoi se në këtë kompeticion nuk ka rëndësi sa skuadër e madhe je.Manchester City barazoi pa gola ndaj Copenhagen.

Vetë trajneri i anglezëve, Guardiola dukej se nuk e kishte marrë shumë seriozisht këtë takim, me luksin që i jepte renditja. Ndryshimet e shumta në formacion, lënia pushim e Haaland dha efektin e vet, në një sfidë mjaft interesante në Parken Stadium.

45 minutat e para do ishin të “çmendura” për djemtë e Guardiolës. Brenda fraksionit do anulohej një gol i Pedrit, Mahrez do humbiste penallti, ndërsa “Qytetarët” do i linte me një lojtar më pak Gomez, për shkak të një ndërhyerje ndaj kundërshtarit.

Asnjë gol në pjesën e dytë, me Manchester City që kryeson grupin G me 10 pikë, sakaq danezët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.

Në Itali tifozët e Juventusit me siguri se sonte kanë bërtitur “Mamma mia”. Ekipi nga Torino kishte domosdoshmëri fitoren ndaj Maçabi Haiffa në ndeshjen e katërt të grupeve të Champions League, por u mund 2-0.

Vendasit nga Izraeli bënë gjithçka mirë që në minutën e shtatë, duke realizuar me Atzili. Po i njëjti autor do ndëshkonte juventinët në minutën e 42-të.

Në shok total, bardhezinjtë e kishin mision më vete të reagonin. Minutat kalonin dhe gjërat sa vinin e vështirësoheshin për “Zonjën e Vjetër”, e cila e kishte menduar ndryshe këtë sfidë.

Juvja tashmë është në vendin e 3-të me 3 pikë. Ekipi i Bakhar është në vendin e fundit me po aq pikë. Kujtojmë që PSG dhe Benfica kanë nga 7 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *