Surprizat e shorteut të play-off/ Fati i keq i Maqedonisë, do të përballet me…

Evropa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit 2022. Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.

12 skuadrat e mbetura play-off mësuan sot rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022. Ndeshjet do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.

Italia fillimisht do të luajë përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.

GRUPI A

Gjysmëfinalja 1: Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2: Uells – Austri

FINALJA: Uells/Austri – Skoci/Ukrainë

 

GRUPI B

Gjysmëfinalja 1: Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2: Suedi – R. Çeke

FINALJA: Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke

 

GRUPI C

Gjysmëfinalja 1Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2Portugali – Turqi

FINALJAPortugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *