Cardi B ka fituar pesë çmime në ‘American Music Awards’ dhe ka performuar në disa prej evenimenteve gjatë karrierës shumëvjeçare: ajo tani do të jetë nikoqire në ceremoninë madhështore.
Reperja, që qëndron pas hiteve të tilla si ‘Bodak Yellow’ dhe ‘Money’, është përzgjedhur për të drejtuar shfaqjen që transmetohet nga Los Angeles në ABC më 21 nëntor.
‘Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B do të sjellë energjinë e saj në American Music Awards për herë të parë në rolin e prezantueses’, tha producenti ekzekutiv, Jesse Collins.
Cardi B performoi ‘I Like It’ në AMAs në 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe gjithashtu bëri histori gjatë paraqitjes së saj të fundit duke u bërë ‘reperja e parë femër që fitoi dy herë për këngën e preferuar’.
Olivia Rodrigo është kandidatja kryesore këtë herë me shtatë nominime, duke përfshirë ‘artisten e vitit’ dhe ‘artisten e re të vitit’.
Swift, e cila mban rekordin për artisten më të vlerësuar në historinë e AMAs, po vazhdon akoma të jetë në fokus të evenimentit. Ajo është nominuar për tre çmime gjithsej, duke përfshirë albumin e preferuar pop për ‘evermore’.
Sivjet Dua Lipa është e vetmja artiste shqiptare e nominuar në ‘American Music Awards’ në tri kategori. Edhe Dardan Aliu (emri i vërtetë i Regard) është nominuar për çmimin ‘Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic’.
/Priza.al/