Janë rithyer rreshjet e borës ditën e sotme në disa zona malore të qarkut të Korçës. Reshjet me intestivitet më të lartë ka pasur aksi rrugor Boboshticë- Dardhë, teksa trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm.
Reshje sakaq ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë, por të dobëta.
Ndërkohë, rruga e Dardhës është e qarkullueshme pa pasur probleme në lëvizje.