‘Surprizon’ moti, diell dhe temperatura deri në 23 gradë celsius

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë, kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h, kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *