Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës  i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, shtoi ai.

Sveçla shpërndau fotografi të pjesëtarëve të policisë në një lokal në Prishtinë, për të cilin tha se si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

“Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa”, u shpreh ministri.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *