Sveçla paralajmëron nga veriu: Nuk do ta lëmë me kaq

Ditën e sotme njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë po vijon kontrollet në fshatin Varagë afër Zubin Potokut.

Ndërsa ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit lokal Elbert Krasniqi ka vizituar sot zonën ku ndodhi shpërthimi në Zubin Potok.

Sveçla paralajmëroi që nuk do ta mbyllë këtë çështje dhe hetimet do të vazhdojnë që të nxirren përgjegjësit para drejtësisë.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, tha Sveçla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *