‘Sweet but Psycho’ akoma bën jehonë suksesi për Ava Max. Projekti muzikor, i publikuar në 2018 i dha këngëtares nismën e saj në tregun ndërkombëtar duke e shndërruar në një divë botërore.
Kjo këngë e cila është dëgjuar mbi një miliardë herë në Spotify dhe mbi 700 milionë në YouTube, është pa diskutim një nga këngët solo më të suksesshme të një artisteje femër.
‘Sweet but Psycho’ renditet e 11-ta ndër këngët më të dëgjuara solo të një artisteje femër në Spotify.
Lajmin e ka ndarë një fanpage e këngëtares, që përcjell arritjet më të reja të saj.
“Sweet but Psycho” është aktualisht kënga e 11-të më e dëgjuar solo e një artisteje femër në historinë e Spotify.
E lumtur për këtë sukses, artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, e ndau këtë fakt me ndjekësit e saj në InstaStory.
/Priza.al/