Aktori i njohur hollivudian, Sylvester Stallone mori pjesë pak ditë më parë në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me ish-gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia. Me atë rast ai ka folur për reality show-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. Vajzat e tij dhe bashkëshortja nga e cila u divorcua, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.
“Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit”, tha aktori dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar. Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por tha se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.
Shfaqja pritet të ketë premierë në Paramount+, por data e publikimit ende nuk është bërë e ditur. Shfaqja e ardhshme do t’u japë shikuesve një vështrim të fshehtë në jetën e tij si në aspektin profesional ashtu dhe për jetën personale dhe divorcin me bashkëshorten, me të cilin kishte 25 vite martesë.