“Syri i Sheganit”, Policia publikon pamjet nën ujë, momenti kur polumbarët zbulojnë armët që u përdorën në grabitjen e bankës në Koplik (Video)

 Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit të koduar “Syri i Sheganit”.

Gjatë këtij operacioni është zbardhur graitja e bankës në Koplik, ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022.

Gjithashtu është bërë dhe publike edhe momenti kur polumbarët e RENEA-s, në çastet kur po kërkojnë në vendin e quajtur “Syri i Sheganit” të pajisur me kamera nënujore, në  një thellësi gati 30 metra, gjejnë njërën nga armët që u përdor nga autorët në momentin e grabitjes në Koplik.

“Si rezultat u kapën dhe u ndaluan shtetasit: Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe”, njoftoi më herët drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *