Të gjithë e mbajmë mend momentin kur ish-presidenti i vendit, Bamir Topi reklamonte syzet e tij, aspak të lira.
Ky moment i para disa muajsh, prej ditës së djeshme është rikthyer në vëmendje. Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ngre pyetjen se ku i gjeti Topi 60 mijë dollarë për syze dielli.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari kërkon që SPAK të fillojë një investigim.
Reagimi i Plotë:
Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat. Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobektë fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë. Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.