“Ta ha zemrën”, çfarë nuk u dëgjua nga festa e ‘çmendur’ Xhaka-Shaqiri në fitoren ndaj Serbisë (Video)

Xhaka dhe Shaqiri e bënë sërish… Zvicra preu biletën në 1/8, duke mposhtur në përballjen direkte Serbinë me një ndeshje, që ashtu siç pritej, fitohet mes tensionit.

Feston skuadra e Murat Jakin falë rezultatit 3-2 të firmosur nga golat e Shaqirit, Embolosë dhe Frojlerit dhe të martën do të sfidojnë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Ndërsa Vlahoviç me shokë kthehen në shtëpi pas 8 golave të pësuar në 3 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e fundit në grup. Helvetët u kualifikuan por, jo edhe aq thjesht, sepse në pjesën e parë, ballkanasit përmbysën për momentin.

Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin por, edhe për kapitenin Granit Xhaka dhe kjo shihet qartë te festa e golit të parë.

Një buzëqeshje vezulluese në fytyrë dhe sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi sikur të kishte shënuar vetë, teksa mesfushori i Arsenalit përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët shqip: “Ta ha zemrën“!

https://twitter.com/localeorising/status/1599090622232600576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1599090622232600576%7Ctwgr%5Eb5940e05db81703008fc77f50ef9db9aa2900723%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2Fta-ha-zemren-cfare-nuk-u-degjua-nga-festa-e-cmendur-xhaka-shaqiri-ne-fitoren-ndaj-serbise-video%2F

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *