‘Ta kishte fytyrën si barkun’/ Ministri i Brendshëm serb, fyerje seksiste ndaj  Presidentes së Kosovës  

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një deklarate të presidentes Osmani, dhënë për revistën “Der Spiegel”.

Sipas mediave të huaja, Aleksandar Vulin, i është përgjigjur deklaratës së Osmanit, ku ajo priste që “Serbia të binte në gjunjë”.

Vulin e nxorri nga konteksti deklaratën e Osmanit, dhe si kundërpërgjigje e ka fyer për fizikun e saj. “Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’, ka thënë Vulin”,- shkruan “B92”.

Gazetari kishte insistuar duke e pyetur Osmanin se, përse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur.

Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”,- ishte përgjigjja e Osmanit.

Por ndaj kësaj përgjigje Vulin ka thënë se “të besosh gënjeshtrën e Osmanit për gjenocidin serb në Kosovë dhe Metohi, është si të besosh se shqiptarët që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerat e krishtera dhe evropiane”.

Aleksandar Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit, për të cilën ka reaguar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *