“Ta kom rrok pak kerrin, ishalla e nreq”, qytetari i lë mesazhin në xhamin e makinës pasi e kishte përplasur

Në momentin kur dikush godet pa dashje një makinë tjetër, nëse shoferi nuk është prezent, zakonisht lënë një letër me të dhënat e tyre në mënyrë që të ketë mundësi të krujohet komunikimi mes tyre.

Është bërë me dije një rast i tillë  në Prishtinë në grupin “Merakli t’Kerreve” ku është publikuar një letër që ia ka lënë personi që i ka goditur makinën.

“Ta kom rrok pak kerrin. Jam ka bëj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin. Ishalla e nreq”, thuhet në letrën që ia ka lënë mbi veturë.- ky ishte mesazhi i lënë në makinë

Mesa duket autori i letrës është vënë në sedër nga shikimet e kalimtarëve që kan dëshmuar ngjarjen pasi nuk ka patur ndërmend që të informojë pronarin e makinës për dëmin e shkaktuar.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *