Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetin e saj social ka reaguar në lidhje me punën e komisionit të luftës kundër korrupsionit.
Tabaku ngre pikëpyetje mbi punën e komisionit të luftës kundër korrupsionit duke i kujtuar shqiptarëve se mazhoranca socialiste është ajo që ka votuar ligjet me porosi.
“3 tendera me përfitues Ministrinë e Brendshme,Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që për ironi të fatit do drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit,janë nënshkruar 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure”, shprehet Tabaku.
Ajo thotë se ligji përveç se ishte në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ishte në shkelje të legjislacionit të BE se kishte një dispozitë e cila lejonte që mos të kishte garë për kontrata specifike.