Tabaku dorëzon në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së: Do të ndihmojë shtresat në nevojë

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një nismë për uljen e TVSHpër produktet e shportës.

Ishte nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku e cila dorëzoi këtë nismë, parashikon që TVSH-ja të ulet nga 20% në masën 6%. Gjatë fjalës së saj para mediave, Tabaku tha se kjo ulje do të ndihmojë shtresat në nevojë.

“Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret.”, tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *