Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët të braktisur nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidate në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarët dhe tregtarët në zonën pranë Shkollës së Baletit.

Gjatë takimit, ajo dëgjoi shqetësimet e përditshme të banorëve të zonës dhe vuri theksin në krizën e thellë ekonomike që po përjetojnë shqiptarët. Tabaku theksoi se “ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë,” duke shtuar se tregtarët dhe qytetarët ankohen për çmimet e papërballueshme dhe mungesën e xhiros.

“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë!
“Nuk ka xhiro, nuk ka lekë!” – thonë tregtarët.
“Çmimet janë të papërballueshme!” – ankohen qytetarët.
Një vend ku askush s’e përballon dot jetesën.
Më pak ushqim për ju.
Më shumë taksa për qytetarët.
Më shumë korrupsion për qeverinë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *