Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend tha se për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk po diskutohet në Parlament para mbylljes së sesionit.
Tabaku u shpreh se raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë.
“Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre”, tha Tabaku.
Më pas ajo u shpreh se planet e qeverisë janë për të mbyllur KLSH-në që të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi.
“Sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel dhe në atë që në po diskutojmë sot, që është korrupsioni”, tha Tabaku.