Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga mbledhja e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë ka kërkuar që qeveria të heqë fashën prej 800 KW.
Tabaku tha se Bordi duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të mbrojë shtresën e mesme.
Sakaq shtoi se nëse nuk merret një vendim i tillë, qeveria duhet minimumi të shtyjë vendosjen e fashës pasi rëndohet xhepi i familjeve.
“Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së katërti, edhe krahasimi i çmimeve në raport me vitin e shkuar është gjithashtu në favor të propozimit për të revokuar fashën 800 KËH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë me 5 herë çmimin e energjisë elektrike. Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KËH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe popullsite.
Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot nga publike, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Duke pasur gjithashtu parasysh edhe situatën e vështirë të familjeve shqiptare, gjendjen e mjerueshme të portofolave të tyre dhe realitetin ekonomik të vendit që edhe nesër pritet të ketë rritjen më të dobët ekonomike. ERE duhet të rishikojë pozitivisht kërkesën time si deputete e parlamentit për ta zhbërë vendimin që krijon fashën prej 800 KËH. Bordi duhet ngrihet mbi interesat e qeverisë dhe të marrë një vendim per interesin e qytetareve. Hiqeni fashën për 800 kwh për 100 mije familje. Ne rastin më të mirë shtyjeni vendosjen e fashës sepse në 1 nëntor do rëndoni portofolin e familjeve shqiptare sidomos shtresën e mesme. Tabaku kërkon heqjen e fashës 800 kwh për 100 mijë familje. Mos rrisni me 5 fish çmimin e energjisë për familjet shqiptare ne kohe krize”, tha ajo.