Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar këtë të martë më ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Tabaku shkruan se prioritet në këtë takim ka qenë procesi i integrimit në BE.
Sakaq shton se qeveria duhet ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.
Postimi i plotë:
Sot diskutova me @USAmbAlbania prioritetet e procesit të integrimit ??, rëndësinë e përfshirjes së ?️. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë me @USAmbAlbania morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:
Amnistia Fiskale, ? Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop ⏹️!
E angazhuar për të mbikëqyrur &kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.