Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luftën kundër korrupsionit dhe se ka nxitur prej vitesh kulturën e korrupsionit, pa patur asnjëherë vullnetin politik për ta luftuar fenomenin. Megjithatë, sipas zonjës Tabaku, opozita duhet t’i zhvillojë betejat e veta brenda institucione apo mekanizmave parlamentare që ngrihen mbi këtë çështje, sikundër komisioni i posaçëm i ngritur vetëm me votat e shumicës socialiste. Gjatë intervistës me kolegen Menada Zaimi zonja Tabaku, flet mbi të ardhmen e opozitës, rolin e zotit Berisha në Partinë Demokratike, apo edhe vajzës së tij, Argita Malltezi.