Deputetja Jorida Tabaku ka vazhduar me thirrjet e saj drejtuar qeverisë për rikthimin e 12 milion eurove që janë marrë padrejtësisht nga profesionistët e lirë për një taksë të shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.
Ajo thekson se qeveria duhet të veprojë menjëherë për të kthyer këtë shumë dhe për të trajtuar qytetarët me dinjitet. Tabaku i ka kërkuar Ministrisë së Financave të rikthejë këstin e taksës dhe të përmbushë përgjegjësitë ligjore dhe morale ndaj shtresës së mesme.
“Qeveria vazhdon të heshtë për rikthimin e këstit të taksës që padrejtësisht u ka marrë profesionistëve të lirë. Të jemi të qartë, shtresa e mesme ka paguar padrejtësisht një këst të taksës antikushtetuese të profesionistëve të lirë. Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht”, shkruan Tabaku ndër të tjera.