Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar me anëtarë e Partisë Popullore Austriake.
Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se në takim u diskutua rreth largimit të shqiptarëve nga vendi, ku thekson se politika duhet të ndihmojë në mobilitetin social.
Postimi i plotë:
? Kënaqësi të kisha një takim tejet pozitiv me miqtë nga Partia Popullore Austriake që po vizitojnë Shqipërinë me Akademinë Politike.
?? Procesi integrimit është jetik sikundër dhe shqetësimi apo pyetjet e tyre mbi numrin e lartë të largimeve nga Shqipëria. Duhet të kemi politika stimuluese në ndihmë të thithjes së trurit dhe mobilitetit social. ??????