Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku disa ditë më parë bëri një shkrim për protestën e Berishës, ku ishte prezentë por sërish u shpreh kundër ish-kryeministrit.
Ditën e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook, Tabaku ka treguar se ka marr një sërë komentesh negative. Ajo është shprehur se nuk do të tërhiqet nga ajo që ka thënë dhe “nuk shkohet në protestë për të mbyllur gojën por për të ngritur zërin”.
Postimi i Tabakut
Po të mbysin!
“Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë. Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.
Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.