Tabaku: Vendi në krizë, 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar ashpër qeverinë, ku ka deklaruar se Shqipëria është në krizë të thellë nga rritja e çmimeve.

Tabaku shkruan se sot një litër qumështi kushton 200 lekë sa një litër nafte. Sipas demokrates, 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Postimi i Tabakut:
Shqipëria është në krizë.
1 litër qumësht sot kushton 200 lekë, një litër naftë sot kushton po aq.
35% e shqiptarëve janë në një krizë të thellë energjetikë.
1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5$/ditë.
Familjet tona kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon.
Kriza energjetike pritet të thellohet edhe më shumë.
Inflacioni pritet të rritet njësoj si varfëria në tavolinat e secilit prej qytetarëve.
Çfarë ofron qeveria për t’i paraprirë krizës?
a. Ligji për Amnistinë fiskale dhe penale për “çunat e Londrës”
b. Ligji për Pasaportat e Arta për oligarkët dhe pastrimin e parave
c. Hapjen e Lojrave të Fatit për interesat klienteliste të qeverisë.
Askush nuk ka dëgjuar politika për lehtësimin e krizës;
a.0 politika fiskale për uljen e taksave sidomos tek karburanti
b. 0 politika për çlirimin e tregjeve nga monopolet
c. 0 politika për uljen e shpenzimeve për PPP-të dhe koncesionet.

Për kë qeveris Rama?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *